AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 17:30

“Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit!”

“Ja se si kalon droga në doganën e Durrësit!”

Ish-Kryeministri Sali Berisha zbardhi përmes një statusi në “Facebook” denoncimin e një “doganierit dixhital” sesi kalon droga nga porti i Durrësit drejt Italisë, ku sipas atij fajtor janë Besmir Qibini( njeriu i Tahirit ne dogane) dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave.

STATUSI

“Doganieri dixhital denoncon:

Qebinin e Tahirit dhe ndrikullen drejtoreshe te doganave, qe prejashtojne nga skanimi kamionet me droge ne narko-doganen e Durresit!

Lexoni mesazhin e doganierit dixhital. sb

“Mirmbrema Dr . Jam punonjes I doganes ne Durres.

Konstatimi i gazetarit ne opinion eshte shume i sakte.

Sepse eshte e vertete qe skanimi ne doganen e Durresit, deri kur u kap sasia e madhe e droges ne Ankona, behej me perzgjedhje manuale me urdher te Besmir Qibinit( njeriu i Tahirit ne dogane) dhe te Drejtoreshes se Pergjitheshme te Doganave aktuale.

Vetem pas kesaj goditje, u dha urdheri i skanimit 100% ne Portin e Durresit, per te fshehur gjurmet nga prokuroria.

Akoma edhe sot, qellimisht, moduli i riskut ne sistemin kompiuterik te doganave per perzgjedhjen e mjeteve qe duhet te skanohen, per ekportet nga doganat e brendeshme dhe tranzitet nderkombetare, nuk funksionon.

Per keto vite, ky ka qene “shtegu” i lire nga kane kaluar tonelatat e droges, deri sa u godit ne dy raste nga policia italiane.

Kjo procedure eshte lene ne heshtje qellimisht nga drejtuesit e doganes edhe sot e kesaj dite, per tu perdorur perseri.”

(Tpz.al)