TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime konfidenciale, bëjnë me dije për Tpz.al, se ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar për një nderhyrje kirurgjikale, në Spitalin Amerikan, në datën 19 tetor të këtij viti. Lajmi është tentuar të mbahet tepër i fshehur, madje edhe nga kolegët e tij parlamentar.
Beqaj, i cili deri para pak kohësh propogandonte "rilindjen" e shëndetësisë, duket se edhe ai nuk ka patur besim te spitalet shtetërore.
Burimet shtojnë për Tpz.al, se Beqaj është operuar nga guri në tëmth, në Spitalin Amerikan 3, i ndodhur pranë ish Kombinatit. Sipas informacioneve, shëndeti i Beqajt, për një moment është përkeqësuar, pas një komplikacioni në operacion. Për pasojë, ish Ministri i Shëndetësisë, ka kaluar gjëndje të fikti por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, fatmirësisht nuk lejoi që të ndodhte ndonjë e papritur.
Për 4 vite rresht, Beqaj i bënte thirrje pacientëve, që të kenë besim tek spitalet publike, për shkak të investimeve që kishte kryer Ministria e tij. Por, flota e shëndetësisë (siç ai e quante), nuk ishte në gjendje as të operonte "kapitenin", pra, Ministrin e Shëndetësisë. Fasada e ofruar për shëndetësi cilësore, ishte vetëm një manipulim mediatik, pasi sot e kësaj dite, në dyer e QSUT apo Spitalit Ushtarak, ka me dhjetra pacientë që presin në radhë për të marrë një shërbim mjekësor.
Ndërkohë, është fakt se shumica e deputetëve dhe zyrtarëve shtetërorë, asnjëherë nuk vizitohen në Spitalet publik, por ata rendin të harxhojnë mijëra euro në spitalet private në Shqipëri apo jashtë vendit.
Tpz.al i uron Beqajt, shërim të shpejt, por nga ana tjetër ish Ministri i Shëndetësisë, duhet të dalë publikisht dhe të thotë që shërbimi në spitalet shtetërore, lë shumë për të dëshiruar, aq sa nuk mund ta kurojë as vetë atë./TPZ.AL/E.H