AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 15:35

VIDEO/ Ja si e nxorri Kodheli zbuluar Ramën për avionët "mushkonjë"

VIDEO/ Ja si e nxorri Kodheli zbuluar Ramën për avionët

VIDEO:

Deklaratat e Kryeministrit Rama në 17 prill 2014  për avion që spërkasin mushkonja, dhe mushkonja që duken si avion në sytë e opozitës, po përgënjështrohen çdo ditë e më shumë edhe nga bashkpunëtorët e tij të ngushtë. Përgënjeshtrimi i radhës erdhi nga ish Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tek të Paekspozuarit.

Kodheli deklaroi se ushtria dhe Ministria që ajo drejtonte reagoi e para ndaj fenomenit të transportimit të drogës me avion.  Sipas saj strukturat e posaçme të ministrisë së Mbrojtjes e kishin vënë në dijeni, për një avion sportiv që mund të trafikonte drogë në pistën e Gjadrit. “Bazuar në këto dyshime në pamundësi për të ruajtur pistën e Gjadrit, të cilën e kam gjetur që ruhej vetëm me një ushtar me dylbi, kam menduar që është në të mirën publike të bllokohen e gjithë pista përderisa nuk shfrytëzohej, për të mos lejuar aktivitet të dyshimtë.” – theksoi ish Ministrja.

Këtë fakt e kishte përmendur në Kuvend në 17 prill 2014 ish Kryeministri Berisha i cili citoi një dokument të ushtrisë në të cilin bëhej fjalë se në aerodromin e Gjadrit po uleshin avion që trafikonin lëndë narkotike.

Berishës në Kuvend ju përgjigj i pari Ilir Meta atëkohë në muaj mjalti me Edi Ramën. “Do ketë ndonjë keqkuptim se ka nisur ministria e Shëndetësisë një aksion kundër mushkonjave dhe ndoshta ato avionët  që ngrihen për mushkonjat ngatërrohen me avion të tjerë. Jam i bindur doktor që sms-të t’i dërgojnë socialistët e Divjakës, që padashje t’i krijojnë këto situata të paqena” – ironizoi Ilir Meta në rolin e Kryetarit të Kuvendit.

Më pas Kryeministri Rama iu drejtua me pompozitetin e natyrshëm opozitës duke mohuar gjithçka, dhe duke kaluar nga mbrojtja në sulm. “Duke dëgjuar se i shkojnë sms, që në Divjakë shkojnë avionë me drogë, nuk janë avion por janë mushkonjat që ka 25 vjet që doktori nuk i hodhi helmin. Janë si avionë të droguar që pickojnë opozitën dhe opozita vjen për të pickuar publikun. Javën që vjen do të fillojë dezinfektimi. Dhe do marrin fund dhe mushkonjat dhe avionët me drogë të kryeministrit.”

Më pas Berisha iu kundërpërgjigj Çiftit Rama Meta “Ratë në kurth, se për gjëra të tilla serioze instinkti me thotë se duhet të kem shumë kujdes. Sms-ja ka ardhur para 3 muajsh, para se të nisnit  spërkatjen për mushkonjat dhe avioni ka dalë para 3 muajsh dhe thoni tani që erdhën mushkonjat. Tani doni të mbroheni me spërkatësit e Beqjes..”

Deklaratave dhe kundërdeklaratave u ka vënë kapak ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila konfirmoi mbrëmë se ka pasur dijeni për këtë veprimitari. “Ishte momenti që unë sapo kisha ardhur në zyrë, dhe mora informacion për lëvizjen e një avioni sportiv, që dyshohej për trafik droge. Këtë informacion ne ja çuam Shërbimit Informativ, i cili na kthehu të  njëjtën informacion që ne i çuam.”

Kjo deklaratë e zonjës Kodheli konfirmon se sipas ligjeve në fuqi fakti që dy institucionet e shërbimeve sekrete ai i Ushtrisë (SHIU) dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) , kanë pasur dijeni atëherë edhe kryeministri Rama ka pasur informacion të plotë. Deklaratat dhe shfaqja me mushkonja që ai bëri në parlament është një strategji propagande për ti bërë qesharake akuzat e opozitës. Ndërkaq sipas zhvillimeve më të fundit ku prokuroria e Krimeve të rënda kërkoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nxjerr zbuluar Ramën se deklaratat e tij kanë qënë thjesht propagandë për të mbuluar të vërtetën.

/TPZ.AL/J.O