AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 17:15

Ze Maria: Tiranën sa e duan, aq edhe e urrejnë

Ze Maria: Tiranën sa e duan, aq edhe e urrejnë

“Gjatë këtyre muajve në Shqipëri kam mësuar se Tiranën sa e duan, aq dhe e urrejnë. E duan tifozët dhe e urrejnë kundërshtarët”.

Deklarata është e trajnerit brazilian të bardhebluve, Ze Maria.

Tirana kryeson me pikë të plota grupin B të Kategorisë së Parë. Gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Sfida e radhës është ajo kundër Bylisit të vendit të dytë e që ka gjashtë pikë më pak.

Një fitore e kryeqytetasve do të thoshte +9.

Jemi përpara një ndeshje të vështiëe. Unë ketë e them përballëe çdo kundërshtari pasi të gjithë ekipet me të cilat përballemi duhen përgatitur me mobilizim maksimal. Bylis është një skuadër me e fortë se te tjerat duke qenë se ka fituar tri ndeshje, barazuar tre dhe nuk ka humbur ende asnjë. Na duhet të gjejmë dhe shfrytëzojmë pikat e tyre të dobëta”, - tha Ze Maria.

Tirana është ekipi me më shumë trofe në Shqipëri dhe që i mban të gjitha rekordet e mundshme: 24 kampionate, 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 Superkupa të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre muajve në Shqipëri kam mësuar se Tiranën sa e duan, aq dhe e urrejnë. E duan tifozët dhe e urrejnë kundërshtarët. Kjo na bën mirë pasi na motivon dhe na jep më tepër dëshirë për të fituar kudo dhe me këdo luajmë”, - tha Ze Maria gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Bylisin.

(Tpz.al)