AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 18:20

Radarët e trafikut, Berisha: Ushtarakët e Kodhelit po fshijnë informacionet

Radarët e trafikut, Berisha: Ushtarakët e Kodhelit po fshijnë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se me urdhër të saj, ushtarakë dhe drejtues të Forcave të Armatosura po fshijnë të gjitha materialet dhe informacionet për radarët.

Referuar ‘ushtarakut dixhital’, ish-kryeministri thekson, ushtarakët e përfshirë në trafik droge po kërkojnë të fshijnë çdo gjurmë: “Duan tia lene fajin drejtorit te qnod gjeneral Dushku

Ja postimi i ish-kryeministrit në Facebook:

“Ndrikull Kodheli me narko-ushtarakët e vet po fshinë gjurmët e krimit!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“Doktor Berisha ju uroj shendet. ne ministrine e mbrojtjes drejtoret e mimi kodhelit qe kan mare peng dikasterin dhe nuk perfillin as ministren e re per te cilen shprehen jo ne sy se "kjo nuk di" po fshijn gjithe korespondencen qe lidhet me infornacionin e ardhur per radaret. Dhe ne sherbimin infprmativ te ushtrise po ndodh e njejta gje. Duan tia lene fajin drejtorit te qnod gjeneral Dushku. Prokuroria duhet te filloje hetimet menjehere dukr nisur nga bllokimi i celulareve pasi ne ministrine e chatit dokumenta foto informacione deri te biseda intime qe sherbejn per promovim kalojn ne ëhatsapp viber etj. Ket lloj trendi e futi mrika.”