TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paloka ironizon ish-ministrin Saimir Tahiri se makinën e tij ia mbanin ‘Habilajt’, ndësa patentat ky me 800-she (800 mijë euro). Reagimi “Kur “dreqi” është nisur të të marrë… Patentat e Tahirit që janë dokumenta personale i mbante shoferi i Tahirit i cili i “paskesh harruar” tek ky qe levizte me 800 mije euro cash ne makine. Makinen ja mbanin Habilajt, patentat ky me 800 -she. POR vini re, detajet e fundit nga ngjarja; nje nga patentat eshte per MJETE LUNDRUESE. Tahiri ka mohuar disa here te jete pronar skafi. Fakt qe e ka denoncuar Sali Berisha dhe PD. Akuza eshte se edhe me skafin ashtu si me makinen e Tahirit, Habilajt kane trafikuar droge. Eshte e qarte qe patentat e Tahirit, jane ne makinen e kapur sepse nuk duhej te ishin ne shtepine e Tahirit kur te kontrollonte prokuroria. Cako dhe Xhafaj fshehin ngjarjen kurse Rama kerkon prova dhe fakte… Kur “dreqi” eshte nisur te te marre, nuk ke ku futesh. Dhe nuk e kam per Tahirin E kam me ty POLIKARI”. Ironia e Edi Palokës është me kryeministrin Edi Rama, pasi dje ai e përdori shpesh fjalën greke “palikari”, që në shqip do të thotë trim.