AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 22:17

Cila do të jetë alibia e radhës e Edi Ramës!?

Cila do të jetë alibia e radhës e Edi Ramës!?

 

Kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Marokut në një takim të Konferencës për Politikat Botërore. Pasi arriti me meritë të fashisë çështjen Tahiri nëpërmjet, intimidimit sulmit, fyerjeve ndaj gazetarëve dhe mediave në tërësi. Sot i ka plasur një tjetër skandal. Nuk është “kazani mediatik” kësaj here por “kazani I policisë që duam”. Në një aksion rutinë, ndoshta dhe aksidentalisht policia e Elbasanit, arrestoi një shtetas që udhëtonte me 800 mijë euro në makinë. Bashkë me paratë, aty “rastësisht” ishin edhe patentat e Saimir Tahirit dhe familjarëve të tij. Saimir Tahiri nuk pranoi të komentoj për këtë çështje, tani pritet të vijë Rama dhe të hedhë rrufenë e radhës për të shpërqëndruar situatën.

Nëse i bëjmë një përmbledhje skandaleve që kanë shoqëruar qeverisjen Rama, vëmë re se pas çdo skandali Kryeministri është kthyer edhe më fortë për të goditur.

Kur plasi moda e koncensioneve 100 milion dollarëshe të Ilir Beqjas, Edi Rama u konvertua nga socialist në liberal. “ Sa më shumë na i shani PPP-të, (Partneritetin Publik Privat) aq më shumë do të japim ne, për ti dhënë frymarje ekonomisë”. Tha kryeministri para gazetarëve.

Kur u akuzua Ministri i tij i Brendshëm për lidhje me Emiliano Shullazin, ai ja faturoi këtë të fundit opozitës.

Kur rriti çmimin e energjisë për shtresat në nevojë dhe e uli për milionerët, ai e gjeti ilaçin duke ja faturuar këtë gjë “kazanit mediatik” dhe propagandës antiqeveritare. “Shqiptarët nuk mund të gënjehen nga mediat e kazanit, ata e shohin në xhepin e tyre se çmimi i energjisë është ulur”.

Kur Dritan Zagani akuzoi Ministrinë e brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me krimin dhe Habilajt. “Një kriminel është kthyer në heroin e opozitës dhe të medias”. Tha Rama para Policisë së shtetit dhe publikut duke sulmuar denoncuesin.

Kur u akuzua se krimi e kishte kapur shtetin për gryke duke kanabizuar gjithë vendin. “Kjo është policia që duam, i rikthyem dinjitetin policisë kriminelët janë në zgrip”.

Kur iu tha se avionë të ngarkuar me kanabis po fluturonin mbi Shqipëri, duke e revolucionarizuar trafikimin. “ Janë mushkonja që kanë helmuar opozitës, që po helmon shqiptarët”.

Kur iu kërkua arrestimi i Saimir Tahirit. “ Këto akuza janë një farsë e montuar në mënyrë amatoreske nga inatçinj”.

Tani presim çdo të na thotë. Me siguri nuk pritet të thotë se ato patenta, i ka future në atë makinë Lulzim Basha, Ilir Meta, apo “mediat e kazanit”. Rama është inovativ me siguri do gjejë diçka të na befasojë sërish.

 

/TPZ.AL/ J.O