AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 16:35

Shumë dhurata për ministrat e Brendshëm, por... edhe më shumë drogë drejt Italisë

Shqipëria dhe Italia kanë intensifikuar takimet e nivelit të lartë midis dy ministrive të Brendshme. Sot Ministri Fatmir Xhafaj priti homologun e tij italian, Marko Miniti. Sigurisht, nuk mungoi si zakonisht një dhuratë mikpritje.

Sa shumë dhurata për ministrat e Brendshëm të Italisë!

Por, më shumë janë shifrat e trafikut të drogës shqiptare me drejtim Italinë. Raportet flasin për vlerën e 1.3 miliardë dollarëve në vit, ndërsa janë qindra trafikantë shqiptarë të arrestuar dhe shumë prej tyre ndodhen në burgjet e vendit fqinjë.

Më 24 mars 2017, Kryeministri Edi Rama bëri lëvizjen e parë të bujshme në Qeverinë e tij: largoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke vendosur në ministrinë më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, juristin Fatmir Xhafaj, bashkëkryetar i Reformës për Drejtësi.

[caption id="attachment_16303" align="aligncenter" width="800"] Foto nga takimi i dy ministrave, Marko Meniti dhe Fatmir Xhafaj, Rome, 17 maj 2017[/caption]

Dy muaj më vonë, më 17 maj 2017, Xhafaj vizitoi pallatin Viminale në të cilin ndodhet Ministria e Brendshme e Italisë. I pritur me shumë kortezi nga homologu Marko Miniti . Tema e bisedës është tejet e ngushtë. Lufta kundër trafikut të drogës që mbërrin në Itali thuajse në mënyrë të përditshme nga Shqipëria.

“Bashkëpunim në sektorin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizimit, menaxhimin e kufijve dhe lufta kundër migracionit jo të rregullt dhe trafikut të qenieve njerëzore. Këmbim informacioni për të frenuar fenomenet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare, forcimin e shkëmbimit të informacionit edhe luftën trafikut të substancave narkotike”.

Kjo ishte deklarata zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Italisë pas takimit të dy ministrave të Brendshëm: Miniti-Xhafaj.

Vetë Tahiri kishte takuar paraardhësin e Minitit, Anxhelo Alfano, më 10 qershor 2014 dhe më pas 1 dhjetor 2014.

Komunikatat janë tip: “Dy ministrat ranë dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe të narkotrafikëve”.

[caption id="attachment_16297" align="alignnone" width="1600"] Foto nga takimi Anxhelo Alfano-Saimir Tahiri, Rome, 10 qershor 2014[/caption]

[caption id="attachment_16298" align="alignnone" width="1200"] Foto nga takimi Anxhelo Alfano-Saimir Tahiri, Rome, 1 dhjetor 2014[/caption]

Ministri Alfano e vizitoi Tiranën, më 14 janar 2015 (foto).

Alfano në konferencën për shtyp me Tahirin: “Italia është gatë të shkëmbejë ligjet për të luftuar akoma më me efikasitet terrorizmin.

[caption id="attachment_16296" align="alignnone" width="885"] Konferenca per shtyp , Saimir Tahiri-Anxhelo Alfano, Tirane, 14 janar 2015[/caption]

Më 11 gusht 2017, në një mbledhje të Komitetit të Sigurisë dhe Rendit të Italisë të mbajtur në Foxha, ministri Miniti, deklaroi: “Këtu, influenca e trafikut të drogës nga Shqipëria është shumë e fortë”.

Më 18 shtator 2017,  Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, u takua me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, në Viminale. Në qendër të takimit bashkëpunimi në fushat e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, menaxhimi i kufinjve dhe emigracioni.

Më 25 tetor 2017, Xhafaj u takua sërish me ministrin e Brendshëm italian (foto), kësaj radhe në Trieste, pas dosjes së hartuar nga prokuroria italiane për bandën kriminale Habilaj, për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës, pas të cilës, prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Tahiri, si mbështetje dhe ndihmë direkte për bandën.

[caption id="attachment_16299" align="aligncenter" width="570"] Ministri i Brendshem i Shqiperise, Fatmir Xhafaj dhe ai Italise, Marko Miniti, Rome, 25 tetor 2017[/caption]

Ministria e Brendshme e Shqipërisë njoftoi se ministri Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës në Itali, u prit nga ministri i Brendshëm i Italisë Marco Miniti, me të cilin bisedoi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm

Sot, më 3 nëntor 2017, ishte takimi i katërt Xhafaj-Miniti në harkun e 18 muajve të fundit.

[caption id="attachment_16300" align="aligncenter" width="2048"] Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Brendshem Italian, Marco Miniti, Tirane, 3 nentor 2017[/caption]

Droga dhe trafikantët shqiptarë ishte sërish tema kryesore e takimit. Sigurisht, pas nënshkrimit të protokollit edhe një dhuratë për mikun e çmuar.

Raporti i “Guardia di Finanza” ishte plot me shifra .

“Nga 15 maji deri në 15 shtator 2017, janë kryer 53 misione fluturimi, në total 129 orë e 15 minuta fluturim. Bazuar në të dhënat e raportit, rezulton se sipërfaqja e mbikëqyrur dhe e skanuar është 683 249 hektarë. këtë sipërfaqe dyshohet se janë evidentuar 88 parcela me kanabis me sipërfaqe totale 1971 hektarë”.

Por, a do të jetë në gjendje Shqipëria të plotësojë kërkesat e Italisë për ta luftuar plotësisht trafikimin e narkotikëve drejt vendit fqinjë?

Boll të lexosh lajmin e fundit që vjen nga Italia. Të publikuar sot në gazetën “Il Secolo XIX”

“Xhenova  - Karabinierët e San Martinos arrestuan një shqiptar 40-vjeçar me 93 kilogram marihuanë. Nëse do të shitej do të kishte vlerën e 200 mijë eurove...”

Droga?

“To be continued!”

(Tpz.al)