AKTUALITET, 26 Prill 2019, 13:10

Nuk përballoi dot humbjen e të birit në aksidentin e mistershëm, babai i Emiliano Sala ndërron jetë

Nuk përballoi dot humbjen e të birit në aksidentin e


Babai i futbollistit të humbi jetën në një aksident ajror, Emiliano Sala, kandërruar jetë sot pas një ataku kardiak. Sipas mediave ndërkombëtare, babai i Sala, ka humbur jetën tre muaj pas vdekjes së të birit. Më tej shtohet se vdekja ka ardhur apsi ai nuk ka përballuar dot humbjen e të birit.

Emiliano vdiq në një aksident avioni në moshën 28 vjeçare në janar të këtij viti kur avioni i tij u rrëzua gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff. Sala u konfirmua i vdekur pasi trupi i sulmuesit të Cardiff , u gjet në thellësinë e detit.

Aksidenti ishte i mistreshëm dhe vetëm dy jave pasi ndodhi u arrit që të gjendej avioni. Në atë kohë, babai i Sala shprehu zemërimin e tij, pas rrënimit të avionit që mbante djalin e tij. Kujtojmë se Emiliano Sala, po transferohej nga Nanta në Kardif kur avioni i tij ra dhe së bashku me pilotin humbën jetën.