TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për protestën e djeshme të opozitës është shprehur se janë ekskursione.
“Mua këto ekskursione në Tiranë me dhunë apo djegie gomash me duket një autogol. Shoqëria jonë është e emancipuar, ka politikanë që duan të sjellin ’97. Pyetja që unë iu bëjë qytetarëve: do luftosh për fëmijët e vetë, apo për fëmijët e Bashës që i ka në Holandë. Nishani i bëri fëmijët austriakë. Zgjedhjet janë që populli zgjedh partitë, ti nuk i thua dot popullit s’jemi gati ne”, tha Veliaj në një intervistë për Abc News, duke e cilësuar “idiotësi epike”, bllokimin e rrugëve.
Kreu i Bashkisë theksoi më tej se opozita nuk është vetëm dy-tre parti, duke theksuar se në KQZ janë regjistruar dhe parti të djathta.
Sa i përket marrëdhënies me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin ai u shpreh se nuk ka asnjë marrëdhënie me të.
“S’kam asnjë marrëdhënie. Kanë qenë në aleancë në bashki, ka vite që s’vjen në Këshillin Bashkiak.”, u shpreh ai.