TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka replikuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj. Të ftuar në emsionin “Real Story” në Vizion Plus, ata janë përplasur për Partinë Demokratike dhe vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
“PD mund të shkrihet nëse nuk merr pjesë në zgjedhje. Dhe mua më dhimbset ajo parti dhe nuk dua që ta shoh në atë gjendje”, u shpreh ish-deputeti i PD, duke shtuar se justifikimet e Bashës në lidhje me zgjedhjet e 2017 nuk qëndrojnë.
“Zgjedhjet e vitit 2017 janë deformuar por nuk janë ato zgjedhjet e para që janë deformuar në Shqipëri. Nuk kanë qenë ato zgjedhjet më të këqija në Shqipëri. Basha betejën e tij politike në vitin 2017 e kishte kundër LSI që e etiketonte si organizatë kriminale. Ku është morali i tij tani”, u shpreh ai.
Ndërkohë që për të gjitha argumentet e tij është kundërshtuar nga analisti Agron Gjekmarkaj, i cili u shpreh se Patozi është tradhtar dhe po i shërben Ramës.
“E quaj farse një proces elektoral pa opozitën dhe nuk ka kuptim të votoj, pra refuzoj të votoj në zgjedhje një partiake! Përsa i përket partisë të themeluar nga zoti Patozi dhe pjesëmarrjes në zgjedhje kam disa objeksione: Ju, Astrit e keni akuzuar Bashën për pazar me Ramën në vitin 2017. A mos jeni ju në këtë moment që po bëni pazar me Kryeministrin, duke pranuar të shndërroheni në ditën e tij me të veshtire, si fasadë legjitimiteti opozitar? Ai ka nevojë për këtë dhe ju po ja shërbeni këtë nevojë!
Që ju keni krijuar parti është mëse normale, jeni në të drejtën tuaj, por pjesëmarrja në zgjedhje të bojkotuara, urgjenca me të cilin gjykata jua jep vendimin e sidomos ajo për t’u regjistruar në probleme me ligjin ju nxjerr në dritë të keqe para elektoratit të djathtë! Pati ngazëllim për krijimin e këtij formacioni nga njerëzit e mazhorancës, kur e tepruan në gëzim doli Kryeministri në parlament dhe tha “Patozin e ka futur Saliu” duke bërë diversion, duke krijuar “kundërshtarin” e duke ju dhënë ju këtë status!”, u shpreh Gjekmarkaj.
Astrit Patozi pak ditë më parë zyrtarizoi partinë e tij, Bindja Demokratike, duke bërë kërkesë në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje. Rama e akuzon se është futur nga Sali Berisha, ndërsa opozita e akuzon sikur partia e tij është e financuar nga Kryeministri dhe po përdoret për zgjedhje fasadë.