AKTUALITET, 26 Prill 2019, 11:39

Programi për Shëndetësinë, Basha: Paga për mjekët do jetë 1200 euro

Programi për Shëndetësinë, Basha: Paga për mjekët


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot programin për Shëndetësinë. Basha tha se programi do të diskutohet me të gjithë aktorët politik, grupet e interesit si dhe përfaqësuesit e sektorit shëndetësor në vend.

Revolucion, tha Basha, është ajo për sistemin e pagave. Kryedemokrati deklaroi se PD parashikon që paga minimale për mjekët të jetë 1200 euro, ndërsa për infermierët, jo më e vogël se 700 euro.

Reformë, tha Basha, do ketë edhe në sektorin e farmaceutikës dhe koncesioneve në shëndetësi, aty ku sipas tij aktualisht abuzohet me miliona euro nga buxheti i shtetit përmes PPP.