AKTUALITET, 26 Prill 2019, 13:01

20 metra katrorë, foto brenda dhomës shëndetësore në Gramsh, kushtoi 8 mln lekë


Disa ditë më parë Bashkia e Gramshit nëpërmjet faqes së saj njoftoi banorët e fshatit Silarë se po përfundojnë punimet për ndërtimin e ambulancës së re në këtë fshat.  Por në fakt  kjo ambulancë ishte vetëm një dhomë. Dosja.al ishte e para e cila publikoi foto nga “ambulanca”, e cila në fakt nuk duket si një qendër shëndetësore.

Ashtu siç duket edhe në fotot e mëposhtme e gjithë qendra shëndetësorë në Gramsh është 20 metra katrorë.  Ajo ka vetëm një banjë të vogël, një korridor dhe një dhomë  ku sipas bashkisë Gramsh dukeh të kryhen vizitat mjekësore.  Nga Bashkia thuhet se në këtë qendër shëndetësore investimi ka qenë 800 mijë lekë të reja.