TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra protestues të PD i bllokuan rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama në hyrje të qytetit të Shkodrës. Protesta e cila zgjati rreth një orë, u mbyll pas të dhënave se kreu i qeverisë kishte devijuar rrugë.
Disa minuta më pas reagoi vetë kryeministri Edi Rama i cili shkruan në një postim në rrjetet sociale se është duke udhëtuar në Malësinëë e Madhe. Ndërsa për protestën e PD shprehet se është i keqardhur “për grupet e vogla sipas tij të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë”.
Postimi i Ramës
Rrugës për Malësi të Madhe?Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër?
