TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, dy kandidatura të tjera kan dorëzuar dosjen për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. I pari është avokati i njohur, Lulzim Alushaj dhe emri tjetër është Fatjona Memçaj .
Avokati Alushaj prej vitit 2005, ai ka marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali. Ai gjithashtu është doktor i shkencave juridike me rezultate të shkëlqyera në Napoli.
Lulzim Alushaj rezulton i vetmi të ketë mbaruar doktoraturën në një vend të Bashkimit Europian, në radhët e sistemit të drejtësisë dhe ky është një avantazh në garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Doktoraturën në Itali e ka mbrojtur në fushën e studimeve, “Qeverisja e BE-së, politikat shoqërore dhe fiskale” si dhe ka mbrojtur temën me titull: “Politikat e integrimit evropian, duke u nisur nga fushat sociale, ekonomike dhe juridike”.
Ndërkohë Fatjona Memçaj ishte prokurorja e parë që kalon vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se prokurorja e Apelit në Tiranë, kaloi procesin e vettingut duke e konfirmuar atë në detyrë. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.
Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.
/TPZ.AL/