AKTUALITET, 26 Prill 2019, 11:01

Kush janë 6 ish-demokratët që janë regjistruar për zgjedhjet lokale, zbulohen emrat

Kush janë 6 ish-demokratët që janë regjistruar për


Në një kohë kur zgjedhjet e 30 Qershorit janë vënë në pikëpyetje, për shkak të bojkotimit të mundshëm nga ana e partive më të mëdha të opozitës PD dhe LSI, mazhoranca duket se ka gjetur përballë konkurentë të tjerë.

Përveç partive të vogla që u regjistruan në zgjedhje.  Në KQZ janë regjistruar dhe një numër kandidatësh të pavarur, kryesisht figura që kanë qenë më herët pjesë e PD-së.

Kështu bie në sy emri i Bedri Hoxhës, ish-deputet në PD i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur në Bashkinë e Klosit, apo ish-kreu i PD-së në Sarandë Ilir Nikolla.

Lista me kandidatët e pavarur që do të futen në zgjedhje:

KZAZ 15, Bashkia Kurbin, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Nikoll Lleshi

KZAZ 17,  Bashkia Klos, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Bedri Hoxha

KZAZ 64, Bashkia Berat, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Plarent Aleksi

KZAZ 70 Bashkia Devoll, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Fezi Shaholli

KZAZ 86, Bashkia Himarë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Dhionisios Beleri

KZAZ 88, Bashkia Sarandë, ka rregjistruar Komitet Nismetar për paraqitjen e kandidatit Ilir Nikolla

faxweb