TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në takim me qytetarët e Malësisë së Madhe, është shprehur se opozita po mundohet të pengojë çeljen e negociatave për në BE dhe reformën në drejtësi. Ai i ka premtuar qytetarëve të Malësisë së Madhe se do të bëjë për 4 vite atë që nuk është bërë për shumë vjet.
“Më ka ardhur keq, që sot kam pasur në rrugë dy grupe njerëzish për të krijuar pikërisht ato trazime në anë të rrugës. Më vjen keq për të gjithë ata njerëz që kanë të drejtën që mos të jenë dakord me ne dhe me qeverinë. Kanë të gjithë të drejtën që mos ta votojnë kurrë Partinë Socialiste, por duhet ta kuptojmë se fajin e kanë prijësit e tyre të dëshpëruar.
Nuk fitojnë dot me PS përballë, e dinë fare mirë se këtu në Malësi të Madhe nuk kishin asnjë shans që të fitonin dhe e dinë nga ana tjetër dhe ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund reformën në drejtësi dhe po punojmë për hapjen e negociatave. Ata po përpiqen të pengojnë këto objektiva kaq të qarta, por as njërin dhe as tjetrin nuk do e pengojnë dot.
Ne do të bëjmë në këto katër vite për Malësinë e Madhe sa nuk është bërë gjitha ato vite në këtë komunitet. Ne do të bëjmë edhe më shumë për njerëzit e kësaj zone, që kursimet dhe djersën e tyre ta investojnë në vendin e tyre. Këta të PD thonë: Për punë votojmë socialistët, për rrëmujë jemi ne. Ja tek e keni. Vjen këtu dhe nuk shkon atje për të bllokuar rrugën”-tha Rama në Malësinë e Madhe.