TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 25 prill u arrestua në Kosovë Fitim Lladrovci, i cili është i dënuar më parë për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS në Siri. Ai ka vuajtur rreth 3 vite burgim për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS, por sot ende ai është radikal në mendime. Për sulmin në Sri Lanka ai u shpreh i lumtur që ndodhi dhe për këtë arsye është arrestuar edhe nga policia e Kosovës.
Kush është Fitim Lladrovci?
I njohur me nofkën “Fita”, Lladrovci u shpreh i gëzuar me sulmet e fundit terroriste në kishat e Sri Lankës, që lanë të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë. Ai ka lindur në Kosovë. Në vitin 2015 ai nga Gjykata Themelore në Prishtinë u dënua me 3 burgim.
Në një intervistë për Telegraf në 2016 u shpreh se do të jetë pjesë e ISIS. Ai deklaroi nga burgu i Sigurisë së lartë në Gërdovc se do të ishte shumë i lumtur sikurse të vritej atje si Shehid.
Shkrimet në Facebook:
Me ndihmën e Allahut, bijt e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet e Shri Lankës dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington, dhe Nju Jork. Andaj pritni, se me të vërtetë edhe ne presim me ju.!!!”
“Kur armiqtë e Allahut bën masakra tragjike në Mosul, Rakkah, Sirte, Marawi, Baguz dhe në qytete tjera muslimane, ata pritën që Muxhahidët nuk do të mund të qëndrojnë gjatë dhe me marrjen e kampeve dhe qyteteve menduan se janë fitimtarë në luftën mes të drejtës dhe të kotës, ata menduan se do ta shuajnë Xhihadin, ata menduan se me vrasjen e burrave, fëmijëve dhe grave se do ta heqin qafe këtë Akide të Al Welas dhe Beraas. Pak ata dinë!!!”
“Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo Musliman është projekt për Xhihadin në të ardhmen. Allahu ka Premtuar se Xhihadi do të qëndrojë deri në Orën e Fundit (Kijametit), dhe ne besojmë në Allahun”.