AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 11:37

Absurdi/ Rama po shet shuplakat si përkëdhelje

Deliri dhe arroganca e kryeministrit Rama nuk kanë të ndalur. Në dy postime të njëpasnjëshme në faqen e tij Facebook, ai falënderon dhe u shet qytetarëve dy deklarata të zyrtarëve amerikan si mbështetje ndaj tij për çështjen Tahiri. Me një entuziazëm tipik të vetin Kryeministri falënderon Don-in, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Faleminderit Don?Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre.”- shkruan Rama në facebook. Ky falënderim ndaj ambasadorit është bërë për shkak të fjalës së këtij të fundit në një Konferencë kundër korrupsionit të mbajtur në Tiranë. Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim... Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm”.

Këto fjalë dhe mesazhe të zotit Lu Kryeministri i mer si mbështetje e hapur për qëndrimin e tij ndaj çështjes Tahiri. Ndërkohë që ambasadori amerikan flet për krime të tmerrshme të kryera nga politikanët në këto 27 vitë tranzicion. Po Edi Rama ku e fut veten?! A nuk është ai një nga këta politikanë të fuqishëm që përmend ambasadori?!

Pak më herët Rama ka hedhur të plotë fjalën e zëvendës asistent Sekretarit të Shtetit për rajonin Hoyt Brian Yee. Kryeministri e titullon këtë intervistë të zyrtarit amerikan me fjalët, “më qartë se kaq?”. Qëndrimi i zyrtarit amerikan është vërtet i qartë.  “Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës.”

Këto fjalë janë qartësisht kundër qëndrimit që e majta, Partia Socialiste mbajti në çështjen Tahiri duke mos e dorëzuar imunitetin e tij, duke penguar punën e prokurorisë të hetojë dhe të zbardh të vërtetën. Qëndrimi i zyrtarit amerikan dhe mbështetja që u bën organeve ligjzbatuese duket si një shuplakë në fytyrën e kryeministrit. Sidoqoftë ky i fundit e ka ndarë mendjen të sulmojë gazetarët dhe çdo kënd në këtë vend që mendon ndryshe nga ai.

TPZ.AL/ J.O