AKTUALITET, 26 Tetor 2017, 11:43

VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, transportonin prostituta me taksi

VIDEO/ Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit,  transportonin prostituta me

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 10 persona, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme në një rrjet prostitucioni. Këta shtetas i transportonin prostitutat me taksi, në hotele të ndryshme.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “Shfrytëzim të prostitucionit”, “Mbajtje dhe vënie në përdorim të ambienteve për prostitucion”, “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “Prostitucionit”.

VIDEO:

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/video-1509010731.mp4"][/video]

Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë:

1. R.G, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”

2. E.SH, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,

3. A.K, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,

4. A. N, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”

5. J.M 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,

6. A.S, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,

7. E.M 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,

8. A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”,

9. F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e padënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.

10. D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:

1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë,

2. L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë,

3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë

 

 

/ TPZ.AL /