LIFESTYLE, 30 Shtator 2017, 13:22

Njerëzit, thjesht paparacë "të bezdisshëm"

Ishujt Galapagos, mbeten destinacioni i fundit për dashamirasit e kafshëve të egra.

Të vendosura në Oqeanin Paqësor lindor, në brigjet perëndimore të Amerikës Jugore, ishujt thjesht të frymëzojnë që të mendoni ndryshe për botën, me krijesa që nuk gjenden askund në botë. Këto krijesa veprojnë sikur njerëzit nuk janë asgjë më shumë se sa paparacët paksa të bezdisshëm.

Luanët e detit, gaforret e rralla, shumëllojshmëria e peshqve, e zogjve, breshkët gjigande, janë disa nga shumëllojshmëria e kafshëve që gjinden në këto ishuj. Disa prej të cilave duken kaq të ngjashme në shikim të parë , por janë aq të ndryshme kur i shikon me vëmendje. Kafshët përgjithësisht janë të egra, që nuk shihen kudo tjetër në botë.

Në bregun e bardhë rrënohen luanët e detit, të ngathët dhe të përgjumur, nënat që fluturojnë larg tufës grumbulluese dhe luanët meshkujt që patrullojnë bregdetin.