LIFESTYLE, 27 Shtator 2017, 18:47

Jessica Alba: ja se si duhet të ushqeheni, për të pasur një jetë më të mirë

Aktorja amerikane Jessica Alba, përmes një artikulli, me këshillat e saj na vjen në ndihmë, se si mund të kemi një jetë të shëndetshme. Sipas saj për të pasur një jetë të shëndetshme duhet të balancojmë zakonet e mira të jetesës dhe pse në një moment mund të na duket gati të pamundura. Vetë Jessica merret me menaxhimin e ngrënies dhe aktivitetet e saj, për të treguar kështu se nuk është e vështirë aq sa duket.

"Ideja e një jetese të shëndetshme mund të duket gati e pamundur, por realisht ka mënyra vërtet të lehta për secilin prej nesh për të rritur cilësinë e jetës", thotë aktorja.

Sipas saj ka plot mënyra të përballueshme dhe të arritshme për të kontribuar në shëndetin tonë. Mjafton që të paketojmë drekën dhe ta marrim me vete në punë, në vend që të zgjedhim ushqime të shpejta që mund ti blejmë me porosi.

Sipas Jessica, numri i amerikanëve është rritur të paktën katër herë që nga vitet 1950, veçanërisht në restorantet e ushqimit të shpejtë. Që të mos ndodh kjo, sipas saj mjafton, që teksa vishemi dhe bëhemi gati për punë, në të njëjtën kohë mund të ziejmë e të përgatisim drekën vetëm me proteina dhe zarzavate, duke shmangur kështu ushqimet me kalori dhe yndyrna shtesë. Megjithatë sipas saj, ka yndyrna të shëndetshme, të cilat përfshijnë avokado, bajame dhe vaj ulliri.

Jessica rëndit disa këshilla, që dhe pse mund të hani në restorante të shpejta, duhet ti kemi parasysh.

-Mos porosisni pica që mund të jetë e yndyrshme dhe e rëndë për stomakun. Të bësh këtë gjë, sipas saj është sikur të shikosh futbollin për të humbur peshën. Ajo që hani është shumë e rëndësishme.

- Mos përzieni alkoolet dhe shmangni pijet me ngjyra të errëta. Në vend të kësaj, përpiquni të rregulloni stomakun para se të pini.

- Sa për çdo vakt që konsumohet, sipas saj nevojitet shumë ujë për të hidratuar. Jessica thotë se uji i kokosit, natyrisht do të ç’helmojë trupin e njeriut.

Gjithashtu ndër këto këshilla, ajo nuk harron të japë rekomandime dhe për nënat shtatzënë.

Sipas saj, fjala "dietë" gjatë shtatzënisë, nuk do të thotë të ulësh kaloritë ose të përpiqesh të humbësh peshën. Por të sigurohesh e të marrësh sasinë e duhur të ushqimeve për trupin dhe fëmijën tuaj, duke qëndruar larg ushqimeve të caktuara, të cilat nuk janë të mira për njerëzit që rriten brenda jush. "Shtatzënia juaj e parë është një kurs për rrëzimin e gjërave dhe jo, veçanërisht në atë që mund dhe nuk mund të hani", tha ajo.

Ndërkohë thekson që patjetër të shmangen prodhimet e detit të papërpunuara, djathërat e butë, mishin dhe qumështin e papërpunuar Në vend të kësaj, ylli rekomandoi fokusimin në fruta, perime dhe zarzavate, yndyrna të shëndetshme, proteina të egra, kokrra dhe produkte të qumështit.