TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Five Feet Two” është dokumentari mbi jetën e Stefani Joanne Germanotta, ndryshe e njohur nga publiku, si Lady Gaga. Dokumentari i shfaqur për herë të parë në Netflix, më 22 shtator, tregon jetën e këngëtares gjatë periudhës së regjistrimit të albumit të saj të pestë, "Joanne".
Ndër të tjera, 31-vjeçarja ndan me admiruesit momente gjatë kurimit e sëmundjes.
Në një moment prekës gjatë trajtimit, Gaga zbulon se frika e saj më e madhe është se nuk do të mund të ketë fëmijë, për shkak të sëmundjes së saj kronike.
Këngëtarja shpërthen në lot gjatë rrëfimit, duke përmendur se dëshira e saj më e madhe në jetë është të bëhet nënë. Gjatë dokumentarit, Gaga shpjegon edhe arsyen e ndarjes me ish-të fejuarin, Taylor Kinney.