TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fëmijë teksa po mbytej, bëri që për disa minuta të ndryshonte atmosfera e gëzimit të një çifti në Kanada. Teksa Clayton dhe Brittany Cook po realizonin setin me fotografi, me rastin e dasmës së tyre, dhëndri vuri re një djalë që rrezikohej të mbytej në lum. Clayton është shkëputur nga aparati fotografik duke u hedhur në ujë e duke shpëtuar kështu djalin.
"Një grup fëmijësh po na ndiqnin teksa ne realizonim setin me fotografi dhe shpesh herë më tërhiqnin vëmendjen sepse qëndronin afër ujit. E pashë djalin në ujë duke u përpjekur ta mbante kokën lart. Atëherë unë u hodh poshtë”, tha Clayton për BBC.
Gruaja e Clayton për momentin mendonte se kërcimi i tij në ujë ishte për shaka, por vetëm kur e pa në breg me fëmijën në duar atëherë kuptoi arsyen e hedhjes së bashkëshortit në ujë. Zonja Cook tha se të menduarit e shpejtë dhe veprimi i burrit të saj ishin vetëm disa nga arsyet që ra në dashuri me të akoma më shumë.
Sigurisht këto momente nuk i shpëtuan as fotografit, duke realizuar kështu një set fotografish të paplanifikuara. Ai shprehet se reagimi i dhëndrit ishte aq i shpejtë, sa koha ishte e pamjaftueshme për të shkrepur fotot. Në një status në facebook, shkruan se: "Në kohën kur nusja vuri re dhe bërtiti, Clayton ishte hedhur dhe kishte nxjerr nga lumi djalin”.