LIFESTYLE, 26 Shtator 2017, 11:53

“Ajo është tepër inteligjente për të përfunduar pas hekurave”. Studentja i shpëton burgut

“Ajo është tepër inteligjente për të

“Ajo është tepër inteligjente për të përfunduar pas hekurave. Burgu mund të dëmtojë përgjithmonë të ardhmen e saj”. Kështu është shprehur gjyqtari britanik Jan Pringle, për studenten e mjekësisë Lavinia Woodward, duke shkaktuar kështu, reagim ke opinioni publik vendas.

24 - vjeçarja nga Britania e Madhe, prej disa muajsh ishte nën arrest, pasi nën efektin e kokainës dhe të alkolit, plagosi me thikë në këmbë, të dashurin e saj Thomas Fairclough.

Në fillim u dënua me 10 muaj burg, gjë që më vonë u pezullua sepse sipas trupit gjykues, 24 vjeçarja kishte shfaqur shenja pendese dhe kishte pranuar krimin “e pavullnetshëm”.

Në proces, studentja në fjalë, paraqiti vlerësimet e marra nga pedagogët e saj, si një studente e shkëlqyer dhe u lut që ta lejonin që të vazhdonte studimet, pasi një vendim me burg do t’i ndërpriste ëndrrën për t’u bërë kirurge.

Në fund, gjyqtari i shmangu burgun të resë, vendim që ngjalli reagimin e shumë aktivistëve që ndoqën procesin. Sipas tyre, ky vendim tregon hapur standardet e dyfishta që veprojnë në drejtësinë britanike, pasi për të njëjtin krim persona të tjerë janë dënuar me burg.