TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Chip dhe Joanna Gaines gëzojnë një lumturi bashkëshortore që në vitin 2003. Çiftin e njohim përmes projektit të tyre të famshëm “Fixer Upper”, ku shpalosin aftësitë e tyre për të transformuar prona të shkatërruara dhe të dërrmuara, në shtëpi të bukura.
Ndërsa çifti këtë vit festoi 14 vjetorin e martesës së tyre, ne kemi përpiluar gjithçka që ju duhet të dini rreth tyre, se si u takuan, u dashuruan dhe u bënë kaq të famshëm.
Chip, tani 42 vjeç, e kaloi fëmijërinë e tij në fermën e gjyshit të tij në Teksas të Veriut. Dhe në vitin 1998 u diplomua për Marketing. Duke qenë akoma në kolegj, ai filloi të punonte në disa biznese të vogla. Ndërsa Joanna, e cila u diplomua në vitin 2001, për Komunikim, shpresonte të bëhej gazetare.
"Kam ëndërruar gjithmonë për idenë e televizionit, por kurrë nuk mendova se do të kishte të bënte me projektimin apo rinovimet," tha ajo për POPSUGAR.
Pas kolegjit, Chip dhe Joanna u takuan për herë të parë në Waco.
Chip kur pa një foto të Joannas, pas tavolinës në dyqanin e babait të saj, e dinte se Joanna ishte "e vetmja”, me të cilën një ditë do martohej me të.
Kur të dy më në fund u takuan, gjëja e parë që Chip i tha Joannas ishte, "Hej, je vajzë për reklama". Të dy ata pastaj u ulën jashtë dyqanit të makinave dhe biseduan për 30 minuta.
Në një intervistë me Texas Monthly, çifti zbuloi se ata kaluan ditën e tyre të parë, ulur në verandën e një restoranti "të vendosur në një rezidencë historike", ku mund të konsumoje pulë të skuqur.
Dhe pse ishte takimi i tyre i parë, Joanna shkruan: “Chip ishte gati një orë e gjysmë me vonesë. Ai nuk kërkoi falje për këtë dhe këmbëngulte që ishte vetëm 20 minuta me vonesë. Ai nuk kishte flokë dhe pse unë kisha imagjinuar se kishte flokë nën kapakun e bejsbollit. Fytyra e tij ishte e bardhë dhe e zbërthyer, sikur të ishte duke punuar jashtë në diell të nxehtë gjatë gjithë ditës. Kishte veshur edhe një xhaketë lëkure me ton të kuqërremtë dhe mendova, 'A është ky djalë i kuq edhe i njëjti djalë me të cilin po flisja në dyqan?' , por gjatë bisedës që ne konsumuam, doli që Chip kishte rruar kokën për të mbështetur një mik të tij, i cili po luftonte me kancerin".
Pas këtij takimi, Chip priti disa muaj për të takuar përsëri Joannan. Sipas tij kishte vënë një bast me shokun e tij John, për të parë se kush do ti rezistoje më gjatë për të thirrur njëri tjetrin. “Unë me të vërtetë i doja 50 dollarë nga John. Kjo ishte e vetmja arsye që nuk i telefonoja”.
Pas disa takimeve ata kuptuan që ndjenja karshi njëri - tjetrit ishte shumë e fortë dhe se ata nuk mund të bënin pa njëri - tjetrin.
"U tërhoq menjëherë te personaliteti i madh i Chip-it, nuk mund të besoja atë që po ndodhte mes nesh, kishte sy të mirë dhe më bëri të qeshja shumë", - shprehet Joanna
Më 31 maj 2003, çifti u martua në Shtëpinë Earle Harrison në Waco të Teksasit - një "rezidencë historike që duket shumë e tmerrshme", si vendi ku të dy ishin takuar përherë të parë.
Pas muajve të mjaltit, Joanna iu bashkua Chip-it në shtëpinë e tij dhe zbuloi shpejt një pasion të fshehur për dekor në shtëpi.
Një nga pronat e para që ata rinovuan ishte shtëpia e tyre, ku u pozicionuan të banonin pas martese. Gjatë kësaj kohe, ata hapen dyqanin e tyre të parë me pakicë “Tregun Magnolia”.
"Isha jashtëzakonisht mirënjohës për dyzet klientët që erdhën atë ditë për të na mbështetur", - tha Joanna në një post Instagram.
Përgjatë vitit 2004-2012, Gaineses zgjeruan biznesin e tyre dhe së bashku krijuan një familje.
Ndërkohë që fëmijët e tyre herë pas here shfaqen në "Fixer Upper", Chip dhe Joanna preferojnë t'i mbajnë larg vëmendjes së publikut.
"Ata janë kaq të rinj dhe ne duam t'u japim atyre mundësinë për të pasur një fëmijëri normale", tha Joanna për People në 2016.
Në episodin e parë të "Fixer Upper", Chip dhe Joanna shndërruan një "banesë" të pabanueshme në një shtëpi mahnitëse. Shfaqja ishte një hit i menjëhershëm, kishte 1,9 milion shikues.
Puna e vështirë dhe dinamika e çiftit, bëri që biznesi i tyre të rritej dhe të sillte të ardhura. Të dy gjithashtu ndajnë njohuri për dinamikën e tyre të marrëdhënieve unike, forcën e tyre si ekip dhe aftësinë e tyre për të balancuar njëri-tjetrin.
Në një artikull, botuar nga Joanna, ajo shkruan:
"Një gjë e mrekullueshme që mësuam ishte se sa më shumë kohë që kalonim së bashku, aq më e mirë ishte marrëdhënia jonë. Ne i japim njëri-tjetrit energji. Ne funksionojmë më mirë së bashku dhe nuk mendoj që njëri prej nesh, ka ndjerë ndonjëherë dëshirën për të thënë, “kam nevojë për një pushim nga ju”. Më besoni! Sigurisht që kemi pasur pjesën tonë të zhgënjimeve, por gjithmonë kemi dashur që ti trajtojmë së bashku çështjet tona". / tpz.al /