LIFESTYLE, 27 Shtator 2017, 14:39

I refuzohet viza për në Kinë, dëshpërohet atletja 101-vjeçare

Kina refuzon t’i jepte vizë duke i hequr mundësinë për realizimin e ëndrrës së saj. Indiania Man Kaur ëndërronte që në moshën 101-vjeçare të merrte një medalje tjetër ari gjatë Lojërave aziatike të Mjeshtrave.

Man Kaur, fituese në muajin prill në Auckland e titullit të 100 metrave në kategorinë e 100-vjeçarëve gjatë Lojërave botërore të Mjeshtrave, ishte stërvitur prej shumë kohësh, për të marrë pjesë në kompeticionin që zhvillohet në Rugao, në lindje të Kinës.

“Jam shumë e dëshpëruar që m’u refuzua viza. Por, ky nuk është fundi. Do të vazhdoj të stërvitem dhe do të marr pjesë në lojëra të tjera”, nënvizoi ajo.

Kaur, e cila e ka filluar atletikën në moshën 93-vjeçare dhe është stërvitur për të marrë pjesë në Rugao, në garat 100 dhe 200 metra.

“Ne kemi udhëtuar kudo në botë, nga Anglia në SHBA duke kaluar nga Zelanda e Re, kurrë nuk na është refuzuar viza”, deklaroi Gurdev Singh, djali i saj 79-vjeçar.

Man Kaur, e ashtuquajtur “Mrekullia e Chandigarh”, emri i metropolit të veriut të Indisë, ku 100-vjeçarja ka origjinën, është një prej personave të zgjedhur për çmimet prestigjioze “Laureus Awards”, në kategorinë “Momenti më i mirë sportiv i vitit”.

Ajo vrapoi në muajin prill në 100 metërsh, për rreth 64 sekonda më shumë se rekordmeni i botës, xhamajkani Usain Bolt