TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka lënë në burg një prej protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në burg është lënë Abdullah Thaçi.
Ndërkohë gjykata i ka komunikuar masën ‘arrest shtëpie’ për 6 prej protestues të arrestuar ditën e parë, ndërsa 12 të tjerë iu është caktuar masa ‘detyrim paraqitje
Kelvi Metaj, i riu i cili u bë simbol i protestës studentore, pasi u përballë me 6 efektivë policie është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
5 prej tyre janë lënë nën arrest shtëpie dhe 3 të tjerë, mes të cilëve një vajzë, nën detyrim paraqitjeje. Seanca. ku gjyqtare është Amarilda Sulaj, po zhvillohet në grupe për shkak të kufizimit të ambienteve.
Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë.
Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë.
Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.
MASAT
Klevi Metaj arrest shtëpie
Olsi Vogli Detyrim paraqitje
Xheison Petoku arrest shtëpie
Erand Zenollari arrest shtepie
Hamza Bushi detyrim paraqitje
Korado Aliaj arrest shtepie
Kalosh Hysbajrami arrest shtepie
Brixhet Bali detyrim paraqitje
Abdulla Thaçi arrest në burg
Arrest shtëpie
Kalosh Hysbajrami
Korado Aliaj
Ali Bruci
Klevi Metaj
Xheison Petoku
Erand Zenunllari
Detyrim paraqitje
Ernest Kapo
Denis Vatgjoni
Ilias Sula
Besnik Kala
Kastriot Vata
Florian Baba
Genc Ibrahimi
Brixhet Bali
Hamza Bushi
Olsi Vogli