AKTUALITET, 16 October 2026, 11:27

Nis protesta/ Forcat Operacionale nisin me shoqërimet, protestuesit, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Nis protesta/ Forcat Operacionale nisin me shoqërimet, protestuesit,

Forcat Operacionale kanë nisur me shoqërimet e protestuesve që orët e para të mëngjesit. Një grup protestuesish po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin përgjatë rrugës së Durrësit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave kundër qeverisë.

“Çohuni nga kafja!”, “Bashkohuni me ne!”, ishin disa nga thirrjet e studentëve, të cilët pritet të stacionohen më pas para Ministrisë së Arsimit.

Pas thirrjeve të tyre, një grup vajzash që ndodheshin në një kafene u ngritën dhe iu bashkuan marshimit të studentëve. Ndërkohë, bojkot të mësimit kanë njoftuar edhe studentë të tjerë dhe gjimnazistë, të cilët nuk janë paraqitur në mësim në shenjë proteste.

Të rinjtë, studentë dhe gjimnazistë edhe sot kanë paralajmëruar protesta të forta në orën 11:00.

Pritet që ata të bashkohen për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit ka patur forca të shumta të policisë në disa pika të kryeqytetit për të mos lënë të rinjtë të bashkohen në protestë.

Nis protesta/ Forcat Operacionale nisin me shoqërimet, protestuesit,