AKTUALITET, 16 October 2026, 11:31

Garancia/ Filiali i Postës Shqiptare i shkatërruar nga protestuesit, Ibrahimaj: Shërbimi ndaj qytetarëve vijon i pandërprerë

Garancia/ Filiali i Postës Shqiptare i shkatërruar nga protestuesit,

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka ndarë një video nga një prej filialeve të dëmtuara të Postës Shqiptare ku garanton se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga protestuesit, qytetarët do të vijojnë të marrin shërbimet.

“Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme.

Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet”, shprehet ministrja.