TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vizatim me karbon që ndodhej në një koleksion arti, për më shumë se 150 vjet mund të jetë një skicë për Mona Lizën e famshme. Ky është mendimi i një eksperti arti francez.
Portreti i vizatuar me karbon i një femre nudo, të njohur si Mona Vana, i atribuohet vetëm studios së Leonardo Da Vinçit.
Pas testeve në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se të paktën vizatimi i përket Leonardos.
Leonardo Da Vinçi (1452-1519) ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, dhe piktura e tij në vaj, Mona Liza (e njohur gjithashtu La Xhokonda) mbetet një nga pikturat më të njohura dhe më me vlerë në botë. /Tpz.al/