LIFESTYLE, 26 Shtator 2017, 15:29

Tmerr, torturë dhe lemeri në burgjet e Kim Jong-un

Të privuar nga ushqimi, të burgosurit torturohen, janë të detyruar të hanë minjtë dhe bretkosa për të mbijetuar, i nënshtrohen aborteve të detyruara dhe janë vetë ata, që gërmojnë e hapin varret e tyre e që vriten me çekiç metalik.

Kjo ndodh brenda në burgjet barbare të Kim Jongun në Korenë e Veriut.

Rrahjet e rregullta dhe torturat potencialisht fatale, duke përfshirë kështu dhe punën e rëndë që të burgosurit ushtrojnë përgjatë 12 orëve të ditës, janë normë e përditshme në këto burgje.

Të burgosurit janë të privuar në mënyrë rutinore nga gjumi, uji dhe ushqimi. Rutinë e përditshme për ta janë dhe rrahjet me shufra hekuri ose shkopinj, goditje me shuplaka dhe të detyrat që të ulen ose të qëndrojnë për orë të tëra.

Ata kanë vetëm një palë rroba ndërresë që jetojnë dhe vdesin pa sapunë, çorape, veshmbathje apo peceta sanitare.

Raport anti-skllavëri ndërkombëtare, detajojnë disa nga kushtet që gjenden brenda kampeve të burgut.

Të burgosurit u rrahën për arsye të ndryshme (p.sh. gënjeshtra ose dyshime për gënjeshtra, apo dhe kur harronin fjalët e këngëve patriotike. Shumë nga ata që janë në kampe, përfundojnë aty, sepse kapen në mënyrë të paligjshme duke kaluar në Kinë, duke kërkuar punë dhe ushqim apo dhe se familjet e të burgosurve, konsiderohen si fajtorë nga shoqata dhe kështu që brezat dërgohen në kampe.