SPORT, 27 Tetor 2017, 20:52

Immobile “top”, Higuain “flop”, një gol i argjentinasit vlen 1.87 milion euro

Immobile “top”, Higuain “flop”, një gol i

Ciro Immobile po kalon një formë fantastike me Lazion këtë sezon, teksa ka shënuar 13 gola në Serinë A, ndërsa Gonzalo Higuain nuk është ai i një viti më parë, duke qenë se ka realizuar vetëm 4 herë në 10 ndeshje në kampionat.

Sipas një analize të bërë nga media italiane, Sport News, sulmuesi argjentinas i Juventusit është më pak efikasi nga “bomberat” e Serisë A.

Analiza është kryer në përpjestim të rrogës vjetore që fitojnë përkatësisht sulmuesit më të mirë në Serinë A, me golat që ata kanë shënuar.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon nga Immobile vlen 169 mijë euro, pasi ka realizuar 13 gola me Lazion.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon nga Mertens kushton 388 mijë euro, pasi ka realizuar 9 gola në kampionat me Napolin.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon nga Icardi kushton 409 mijë euro, pasi ka realizuar 11 herë në kampionat.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon nga Dybala kushton 636 mijë euro, 11 gola në kampionat.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon nga Dzeko kushton 643 mijë euro, pasi ka shënuar 7 gola në Serinë A.

*Çdo gol i shënuar këtë sezon Higuain kushton 1,87 milionëeuro, pasi sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm 4 herë në Serinë A.

TPZ.AL