TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas katër ditësh, më 31 tetor 2017, do të zhvillohet në Gjykatën e Katanias në Italia seanca e parë gjyqësore e anëtarëve të bandës së “Habilajve”, të arrestuar me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar “Rosa dei Venti”.
Akuza ndaj anëtarëve të bandës së Habilajve është pjesëmarrje në organizatë kriminale me aktivitet trafikun e lëndëve narkotike e armëve.
Të gjithë të arrestuarit italianë e shqiptarë, anëtarë të bandës që trafikonte lëndë narkotike e armë nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të avokatëve të tyre kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre.
Të arrestuarit e bandës së Habilajve janë;
Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti (i arrestuar në Shqipëri)
Tre shqiptarët e tjerë anëtarë të kësaj bande për të cilët drejtësia italiane kërkon arrestimin e ekstradimin e tyre drejt Italisë janë;Florjan Habilaj, Armando Sulaj dhe Tigrens Mezuraj. (Tpz.al)