TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm, ministri Damian Gjiknuri ka dërguar në prokurori një kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të rrugëve, Dashamir Gjika.
Kallëzimi penal është dorëzuar pas përfundimit të auditit që u krye për mënyrën se si u menaxhua projekti i rrugës Tiranë-Elbasan.
Mësohet se Gjika është kallëzuar për shpërdorim detyre.
Ndërkohë në listën e personave të kallëzuar janë edhe ish-menaxheri të këtij projekti të madh.
Sipas Gjiknurit ish-drejtuesit i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit, si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre gjatë zbatimit të projektit.
Në kallëzim thuhet se kontrata për zbatimin e këtij projekti ka pasur shumë mangësi.
TPZ.AL