AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 10:44

SHBA fajëson Korenë e Veriut për sulmin kibernetik

SHBA fajëson Korenë e Veriut për sulmin kibernetik

Administrata e SHBA-së ka thënë se Koreja e Veriut, është "përgjegjëse e drejtpërdrejtë", për sulmin kibernetik "WannaCry", sulm i cili dëmtoi spitale, biznese dhe banka në mbarë botën, në fillim të këtij viti.

Sulmi kibernetik. goditi rreth 300 mijë kompjuter në rreth 150 shtete, duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Këto akuza i bëri këshilltari i Presidentit Trump, Thomas Bossert, në gazetën "Wall Street Journal".

Kjo është hera e parë që SHBA ka akuzuar një shtet për shpërndarjen e këtij virusi.

BBC/ TPZ.AL