AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 10:48

Arta Marku merr detyrën, çfarë tha Adriatik Llalla para largimit 

Arta Marku merr detyrën, çfarë tha Adriatik Llalla para

Arta Marku, e cila mori 69 votat e mazhorancës në seancën e djeshme parlamentare, u fut paraditen e kësaj të marte në zyrën e Prokruorit të Përgjithshëm. Pasi zhvilloi një takim të shkurtër me ish-prokurorin Aadriatik Llalla, i cili i dorëzoi detyrën, Marku u ul në karrigen e kërkuar prej saj.

Ndërkohë Llalla është larguar menjëherë nga institucioni i tij, pasi përshëndeti  vartësit.

Takimi i Llallës me Prokuroren e Përkohshme zgjati 25 minuta.

Pas largimit Llalla nuk bëri asnjë deklaratë për median e cila priste jashtë dyerëve të Prokurorisë së përgjithshme.

TPZ.AL