TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka mundur ta përballojë Metzi i Ivan Balliut furinë e PSG-së të kombinuar me sulmete Nejmarit, Kavanit dhe Mbapesë në atë humbje 5-1, për më tepër një ndeshje midis kryesueseve dhe vendit të fundit të kampionatit francez.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ashtu si zakonisht, e nisi ndeshjen titullar.
Golat nga Kavani (31’) dhe Mbape (59’) bënë të pavlefshëm barazimin e përkohëshëm të Riviere (37). Neymar 69’ Kavani 75’ dhe Lukas Moura 87’ thjesht i dhanë bukur ndeshjes.
Duhet theksuar se, Metzi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 56-të, karton i kuq i Ekoto.
Në Ligën e Dytë franceze, Azhaksio e mesfushorit të Kombëtares U-21, Qazim Laçi, humbi 1-4 në shtëpi me Nimë. Laçi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të, kur rezultati ishte 1-2 për Nimë.