TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akrepat e orës do të spostohen 1 orë prapa.
Ndryshimi i orës do të bëhet në natën mes të shtunës 28 tetor dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat nga ora 3:00 do të shkojnë në 2:00. Gjithmonë ato ndërrohen në të dielën e fundit të tetorit.
Ideja fillestare ka qenë e ish-presidentit amerikan, Benjamin Franklin në vitin 1784.
Gjermani u bë vendi i parë që formalizoi ndryshimin e orës në vitin 1916, me idenë për të kursyer qirinjtë dhe qymyrin gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981.
Ky ndryshim shënon edhe zyrtarisht hyrjen në stinën e dimrit, ku dita do të jetë me e shkurtër. (Tpz.al)