AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 21:18

Dita e policëve të rënë në krye të detyrës, Basha: Janë tradhtuar nga qeveria e krimit

Dita e policëve të rënë në krye të detyrës,
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në Facebook nbë lidhje me “ditën e të rënë të policisë në krye të detyrës”. “Për fat të keq, ata sot janë të tradhtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverinë. Krimi qe ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze ku janë bashkë qeveria e bandat”, shkruan Basha. Deklarata e Lulzim Bashës

Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyres, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit.

Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtesine ne kete vend. Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe.

Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine. Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin.

Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise.