TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U bënë shumë kohë që ata preferojnë të rrinë larg vëmendjes së medias dhe vetëm para pak ditësh, Neda ishte e ftuar në emisionin Top Show, në Top Channel, për të folur rreth mikeshës së saj Adelajda. Nuk kaluan shumë ditë dhe Nedën e shohim të ftuar në një emision tjetër, në "Thumb".
Ajo ndër të tjera, ka folur dhe për marrëdhënien e saj me Ogrenin, ku si çdo çift edhe këta kanë momentet e tyre kur nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Në një intervistë e pyetur se kur ka pasur ndonjë rast që e ka ndarë mendjen për t’u ndarë nga Ogreni, Neda u përgjigj: “Sa herë luan Interi dhe sa herë humb Interi, unë nuk e kam burrin tim për 2-3 ditë. Është njeriu më antisocial në botë. Mos i fol! Dhe në atë moment them, tani do ta lë, e ndava mendjen nuk duroj dot kështu”, u shpreh Neda.