LIFESTYLE, 3 Nëntor 2017, 12:09

Dy brune dhe dy bionde, motrat Vjollca më tërheqëse se kurrë

Marina dhe Luana Vjollca janë motrat më të përfolura në showbizin shqiptar. Edhe pse prej shumë vitesh në ekran dhe publiku i njeh mirë, kur vjen puna tek familja e tyre ato janë disi të rezervuara.

Në shumë pak raste kanë folur për familjen e tyre duke u shprehur se është një pjesë që nuk kanë shumë dëshirë ta ndajnë me publikun.

Por ato kanë rrëfyer se babai i tyre nuk jeton më dhe se familja përbëhet nga nëna e tyre dhe dy motra më të tjera. Motra e madhe e Marinës dhe Luanës është Lira, ndërsa pas saj vjen Marseda.

Ndërsa Lirën e kemi parë më shpesh në profilet e Instagramit të Marinës dhe Luanës, Marsedën e shohim shumë herë më rrallë.

Ajo është një brune shumë simpatike e cila po ashtu tërheq vëmendjen me format trupore. Në profilin e saj të Instagramit gjejmë disa foto, ku nuk mungojnë komentet nga dy motrat e famshme.