LIFESTYLE, 3 Nëntor 2017, 15:45

Benardi kundrejt Xhenit: M’vjen keq për ty sa poshtë ke ra

Ndarja e Xhenit dhe Benardit është komentuar shumë në mediat dhe rrjetet sociale, kjo sepse çifti jo vetëm i dhanë fund, por tani kanë filluar edhe të injorojnë njëri-tjetrin me komente e statuse.

Pas ndarjes çifti ka fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram, ndërsa Xheni kishte ruajtur një foto ku shfaqeshin dy bluza të stampuara me foton e tyre, dhuruar nga fansat, foto të cilën Benardi iu lut Xhenit ta fshinte, por ajo nuk e bëri. Pas komentit të tij, fansat shpërthyen kundër ish-banorit ndërsa Xheni I that ë shihte punën e vet.

Pas këtij reagimi të ish-të dashurës dhe reagimeve të fansave, Benardi ka shpërthyer me një postim në Insagram ku shkruan se Xheni ka rënë poshtë me veprimin e saj.

“Më vjen keq për të gjithë fansat dhe njerëzit që kanë dashur që kjo lidhje të jetë në rregull, por disa gjëra kuptohen pa u thënë. Pjesa që nuk kuptoj është që njeriu bën aq shumë gjëra nga inati, saqë ajo mola që ka brenda nuk e le rehat.

Por para se të veprosh gjithmonë duhet të mendosh sit ë kanë fol të tjerët për mua. Më vjen keq që me fjalë të tepërta, e ke rënduar dhe ti mendon se ke përfituar, por kur ta shohësh vetën në pasqyrë do thuash: “Kuku sa poshtë paska shkuar, se vëmendjen e mirë kam kërkuar, po s’munda me e kontrollu”. Dashuri për të gjithë njerëzit që më kanë respektuar dhe që më respektojnë akoma. Veç (puthje) dhuroj për ju”, shkruan Benardi. Xing.al