LIFESTYLE, 4 Nëntor 2017, 10:41

Kush e rrëmbeu kurorën e Miss Globe 2017 në Shqipëri

Kush e rrëmbeu kurorën e Miss Globe 2017 në Shqipëri

Mbrëmjen e kaluar, 55 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë në eventin e Miss Globe ku u shpall fituese Miss Vietnam.

Në Tiranë u zhvillua konkursi i bukurisë ku pati tension në momentin final, por kurora iu dha Khanh Ngan nga Vietnami.

Në vendin e dytë u zgjodh Miss Philipinet, Nelda Ibe që është edhe shoqëruesja e parë e Miss-it.

Shqipëria u përfaqësua nga 16 vjeçarja Alesia Çoku, e cila fitoi vendin e tretë si shoqëruese e Miss-it.

Ndërkohë që dy shoqërueset e tjera ishin Miss Siberia dhe vendin e katërt e rrëmbeu Cape Verde.

[gallery columns="1" ids="16479,16480,16482,16481"]