TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpesh herë, ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave për shkak të lëvizjeve të tij sa në një ekran në tjetrin. Moderatori i njohur Adi Krasta, pas ikjes nga Top Channel nuk e kemi parë deri më tani, në asnjë televizion për këtë sezon.
Por së fundmi, nëpërmjet një statusi në Facebook, duket se Krasta e ka sqaruar pikëpyetjen mbi të ardhmen e tij televizive.
Ai publikoi një video nga një nga emisionet e tij ku ka pasur të ftuar, pikërisht shkrimtaren Elvira Dones. Dones është autore e disa botimeve, novelave, skenariste dokumentarësh etj dhe këtë herë vjen për herë të parë në ekran me një bashkëpunim, i cili në autorësi duket premtues.
Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth projektit, duke e lënë gjithë publikun e tij në pritje. Kujtojmë këtu se Elvira Dones është shkrimtarja shqiptare që shkëlqeu pas ikjes nga Shqipëria komuniste. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon në Zvicër