LIFESTYLE, 3 Nëntor 2017, 21:34

Më në fund Getoar publikon këngën e re “Birthday”

Më në fund Getoar publikon këngën e re

Reperi kosovar, Getoar Selimi ka publikuar këngë më të re muzikore “Birthday”.

Kënga është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi. I veshur tërësisht zi, Getoari vjen me shumë stil në klipin e ri.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit Entermedia.

Këngëtari ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë vit në showbizin shqiptar, kjo pas martesës me moderatoren Marina Vjollca.

https://www.youtube.com/watch?v=-RormsAQiCw