TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fund të shtatorit, Era Istrefi publikoi projektin e saj më të ri me titull “No I love yous” në bashkëpunim me reperin me famë botërore French Montana.
Kënga është pëlqyer shumë dhe pas 1 muaj e pak ditëve ka arritur 8 milion shikime në Youtube.
Por sa ka kushtuar ky projekt i Era Istrefit? Këtë e ka zbuluar menaxheri i saj Faton Shoshi, i cili për revistën “Story” ka treguar çmimin marramendës.
“Projekti ka kushtuar 150 mijë dollarë i gjithi”, është shprehur Fatoni.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Era Istrefi ndërsa videoklipi është xhiruar në SHBA.