LIFESTYLE, 3 Nëntor 2017, 10:34

Largimet nga Top Channel, Ledion Liço u përgjigjet komentuesve

Këtë sezon televiziv, Top Channel është përballur me një sërë largimesh të gazetarëve dhe moderatorëve të njohur, largime që në të shumtën e rasteve kanë bërë bujë, si ai i Jonida Shehut.

Dhe pyetja që u ka shkuar të gjithëve në mendje këtë periudhë, ka qenë: “Pse po largohen gazetarët dhe moderatorët nga Top hannel?”. Përgjigjien e ka dhënë Ledion Liço.

Në një foto të tij, një ndjekëse i ka bërë këtë pyetje, ndërsa Ledioni i përgjigjet: “Ku shkojnë pa mirë që largohen”. Replikat mes tyre kanë vazhduar derisa në fund Ledioni i thotë: “Topi është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë prap këtu kthehen”.