TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sa herë që Ermal Mamaqi, në emisionin e tij “Xing me Ermalin” fton njerëz dhe figura të njohura të humorit, sikur i jep lezet më shumë studios.
Këtë herë ai zgjodhi aktorin e madh të humorit shqiptarë Muharrem Hoxha.
Ermali, pa i munguar si çdo herë humori, renditi çmimet që Hoxha ka marr gjatë gjithë jetës së tij, duke kujtuar dhe çmimin e fundit që mori si “Mjeshtër i Madh” nga ish - Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Dhe pse ka luajtur me mbi 80 role në skenë, duke përcjelle kështu plot humor situata e mesazhe të rëndësishme për publikun, kohët e fundit atë nuk e kemi parë aktiv të shfaqet nëpër studiot televizive. Dhe këtë, humoristi e justifikon me arsyen se nuk ka facebook dhe instagram, dhe sipas tij kur nuk ke facebook, nuk ke dhe kontakte.
I pyetur nga Ermali nëse është më i mirë humori në ditët e sotme apo në kohën e dikurshme, atëherë kur akoma nuk ishte avancuar teknologjia, humoristi përgjigjet: “Është zor të bësh shfaqje javë për javë, bravo u qoftë dhe i bëni por kam përshtypjen se po ti pyesësh se çfarë ke bërë para dy ditësh nuk e mbajnë mend, ndërsa po të më pyesësh mua se çfarë batute kam bërë para 20 vitesh, e mbaj mend dhe ta them”, përgjigjet Muharrem Hoxha. Tpz.al