TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Johnny Depp i njohur botërisht si “Pirati Karibeve” u shfq i dehur këtë javë në premierën botërore të filmit “Murder On The Orient Express” në Londër.
Ylli i Hollywoodit u paraqit në tapetin e kuq përballë qindra fansave, ndërsa u ndihmua nga një ndihmës, duke çuar në hamendësimet se ai i kishte lejuar vetes
[gallery columns="1" ids="16585,16586,16584"]
disa gota përpara nisjes.
Kështu bëri të ditur një burim i tabloidit britanik “The Sun”, i cili u shpreh: “Të gjithë mendonin se ai kishte pirë”,
Duke u shfaqur në ngjarjen magjepsëse në sallën ‘Royal Albert Hall’, aktori 54 vjeçar thuhet se ka qenë i ‘ngopur me alkool’ duke u shoqëruar bashkë me yjet e tjerë si: Dame Judi Dench, Penelope Cruz dhe Kenneth Branagh.
I veshur me një kostum të zi dhe mjaft elegant, ai me sa duket kishte nevojë për një shoqërues që ta mbante atë teksa hynte në sallën ku do të shfaqej premeira.